PSG, hidhet në sulm për Koulibaly me një ofertë monstruoze

Emri I Kalidou Koulibaly rikthehet me prepotencë në qendër të zërave të merkatos. Në fakt Paris Saint Germain është hedhur në sulm për mbrojtësin e Napolit teksa ka prezantuar një ofertë monstruoze; një kontratë 4 vjecare me 12 milionë Euro në sezon.

Mësohet se Koulibaly është gati për të studiuar cdo ofertë që vjen në drejtim të tij dhe Drejtori I Përgjithshëm I parizienëve, Leonardo është takuar tashmë me agjentët e futbollistit. Për Napolin tashmë janë bërë gati 70 milionë Euro , një shifër kjo që është më e ulët se ajo prej 100 milionësh të ofruar nga Manchester United verën e kaluar, por që gjithsesi I jep mundësi Napolit të të sigurojë fitim nga shitja e futbollistit.

Me kontratën aktuale, Koulibaly përfiton 7 milionë Euro në vit, kështu që është mëse e kuptueshme që senegalezi të tundohet shumë nga oferta e Paris Saint Germainit.

Sfidanti.al