Pse nuk luajti futbollisti i Debrecenit , sepse s’hoqi dot nga gishti unazën!

Rregullat e FIFA-s përcaktojnë qartë se çfarë lejohen që të mbajnë lojtarët gjatë ndeshjes, por etapa e re në jetën e tij (martesa) ia komplikoi punët futbollistit sllovak, Erik Ciklosh.
Një moment i veçantë, krejtësisht unik, ndodhi gjatë ndeshjes së kampionatit hungarez mes Debrecenit dhe MTK-së, kur Cikloshi e shtyu fillimin e ndeshjes 10 minuta, sepse nuk mund ta hiqte nga gishti unazën e martesës, e cila, sipas rregullave të FIFA-s, është një nga ata sende që nuk lejohen që t’i mbajnë lojtarët gjatë ndeshjes.
Gjyqtarët nuk e lanë Cikloshin që të hynte në fushë me unazë në gisht, ndërkohë që dështuan të gjitha përpjekjet për ta hequr atë nga gishti i futbollistit, kështu që trajneri u detyrua të fusë në lojë një futbollist tjetër.
Sfidanti.al