Sulmuesi Salah fitoi një penallti në rrethana të çuditshme në pjesën e parë kundër Crystal Palace, të cilën e shndërroi në gol James Milner.
Carragher ka mbrojtur vendimin e arbitrit që t’i jepet penallti Mo Salahut e cila më vonë u konsiderua si kontraverse, sonte gjatë ndeshjes kundër Crystal Palace në Slehurs Park.
“Ai mund të rrinte në këmbë por pse të rrinte?”, tha 40 vjeçari për Sky Sports. “Sakho e mbërthej atë. Nuk mendoj që Salah ishte duke e parë. Ai ishte duke menduar për ta goditur topin, por nuk mendoj se e përdori kundërshtarin për t’u rrëzuar”.
Edhe Gary Neville që ishte bashkë me Carragher u pajtua duke shtuar: “Ishte një gabim nga Sakho. Ishte shumë vonë në reagim. Por ishte një rrëzim teatral, të cilin e shohim se e bëjnë shumë lojtarë. Arbitri kishte pamje perfekte. Kështu që nuk dyshoj fare në mendjen e Micheal Oliver..”