Tifozët e Hall Sitit, në ndeshjen me Notingem Forestin, e shprehën, në një mënyrë unike, pakënaqësinë e tyre ndaj metodës, me të cilën pronari Asem Alami e drejton klubin. Tifozët, para fillimit të ndeshjes, hodhën dhe e mbushën fushën me topa tenisi, duke hedhur parrullën “Duam që Alami të largohet nga klubi”.
Për shkak të topave të tenisit që kishin mbushur fushën, ndeshja nuk mund të luhej normalisht dhe gjyqtari e ndërpreu ndeshjen që rifilloi më vonë, pasi fusha u pastrua, por, sidoqoftë, tifozët ia përcollën mesazhin e tyre opinionit. Hall Siti që, sezonin e kaluar ka marrë pjesë në Premier Ligë, ndërsa tani konkurron në ligën e dytë angleze, Championship, mbas 14 ndeshjesh në ktë divizion ndodhet në vendin e dëshpëruar të 17-të me vetëm 16 pikë.
Sfidanti.al