Ka shumë mundësi që Ibrahimoviçi të kthehet te Mançester Junajtidi, ndërkohë që Murinjo, sikurse thuhet përgjithësisht, është gati që t’i ofrojë atij një kontratë të re në vjeshtë, vetëkuptohet, nëse Ibra do të jetë në gjendjen fizike të duhur. “Është e qartë se ne duam që ai të qëndrojë me neve, ai do që të luajë në nivelin më të lartë të mundshëm. Ajo që ai ka bërë për neve, është e pamjaftueshme, por, sidoqoftë, tani, ne duhet ta lëmë atë që të rimarrë veten. Asgjë nuk ështe urgjente, nuk dua që t’i nxisë gjërat. Le ta rimarrë veten dhe, më pas, do të flasim për kthimin e tij”, tha Murinjo.
Një marrëveshje eventuale me Zllatanin, praktikisht, do të thoshte edhe një fund të karrierës së tij te Junajtidi, ku, kur ai të largohet nga fusha e futbollit, do të mund të gjente një vend në stafin e specialistëve të Murinjos që konsideron se dikush, si Ibrahimoviçi, do të mund të shërbente si frymëzim për futbollistët e rinj dhe se ata do të mund të mësonin shumë gjëra nga Ibra.
Sfidanti.al