Vendim i lojtarëvë të Liverpulit: Van Dajku, askush tjetër .. kapiten

Liverpuli gjatë kësaj pjese të sezonit ka një problem, pasi kapitani dhe zëvendësi i tij kanë dëmtime dhe nuk janë në dispozicion të trajnerit Jyrgen Klop. Në ndeshjen me Hadersfildin u dëmtua kapiteni Xhordan Herdenson, kurse më parë ishte dëmtuar edhe zv.kapiteni Xhejms Milner.
Sa i përket caktimit të kapitenit të ri të ekipit, u prononcua trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, i cili vuri në dukje:
“Ky nuk ishtë vendimi im. Në fillim, unë vendosa që kapiten të jetë Hendersoni dhe zëvenës i tij Milneri, por më pas u thashë lojtarëve që ata ta zgjidhnin vetë kapitenin. Kështu ata zgjodhën tani Virxhil Van Dajk si kapiten dhe Xhini Vajnaldumin si zëvendës të tij”.
Sfidanti.al