Në mungesë të tifozëve Premier Liga nuk heq dorë nga habitja e njerëzve. Në një sfidë mes dy skuadrave shumë të mira, doli një përfundim i papritur, Lids Junajtid-Leister Siti 1-4! Triumfuan “dhelprat”, kampionët e Anglisë në vitin 2016, ndaj skuadrës së “të çmendurit” Marselo Bielsa, që këtë herë doli huq. “Është ende shpejt për të folur, – tha trajneri fitues, Brandon Roxhers, – ne do të vazhdojmë të punojmë fort, të jemi kokëulur, por pikërisht kështu duhet luajtur për të fituar ndeshjet. E shkëlqyer”.
“Ne nuk mundëm t’i bënim asgjë mbrojtjes së tyre, – tha Bielsa, – gabimi ishte i imi, sepse taktikat e mia dolën të gabuara”. Harvej Barns realizoi të parin, pastaj Juri Tilemans, dhe pasi Stjuart Dallas shkurtoi shifrat për vendasit, Xhemi Vardi e Juri Tilemans garantuan suksesin e thellë të djemve të Roxhersit. Njeriu i ndeshjes ishte Vardi, pasi shërbeu edhe asiste për gola të tjerë. “Xhemi nuk ka aspak ego, – tha trajneri i tij, – ai është një nga sulmuesit e mëdhenj në Premier”. Leisteri u ngjit në vendin e dytë në renditje me 15 pikë, vetëm 1 më pak se Liverpuli, por duke pasur golaverazh më të mirë, 17-9 ndaj 17-15 të të kuqve.
Sfidanti.al