Zidane ‘shkund’ Realin: Ndaj Interit është një finale

‘Lojtarët e Realit të Madridit duhet të japin maksimumin dhe të tregojnë se përse luajnë për këtë klub-kështu u shpreh Zinedine Zidane teksa karikon ambientin e Realit të madridit dhe shkund futbollistët e tij në prag të ndeshjes delikate me Interin në Ligën e Kampioneve.

‘Është një finale dhe duam ta luajmë si të tillë-vijoi trajneri i Los Blancos-janë 3 pikë që duhet të tentojmë t’i fitojmë me cdo kusht. Pa Militaon humbasim dicka të rëndësishme por të gjithë do të japin maksimumin’.

Francezi theksoi se skuadrën e tij e pret një ndeshje e komplikuar ndaj zikaltërve.

‘E njohim mirë Interin-shtoi Zidane-do të jetë një ndeshje e komplikuar sepse është një skuadër e fortë, fizike dhe që luan futboll të mirë. Do të jetë e vështirë për ne, cdo ndeshje është si një finale, e dimë dhe do të përqendrohemi pa menduar për atë cfarë do të ndodhë më vonë’.

Sfidanti.al