VAR I anulon golin, zemërim dhe karton I kuq për Ancelottin

Carlo Ancelotti merr kartonin e tij të parë të kuq në Premier Leaguen angleze. Trajneri italian I Evertonit e pagoi shtrenjtë adrenalonën e shfaqur në fazën finale të ndeshjes me Manchester United kur në minutën e 93, sistemi VAR anuloi golin e fitores të Calvert-Lewin për një pozicion jashtë loje të Sigurdsson.

Ancelotti pas këtij vendimi protestoi me forcë te arbitri Kavanagh dhe tani rrezikon të skualifikohet. Në rast fitoreje, Tofees do të kishin rindezur ambiciet e tyre për zonën evropiane.  Përsa I përket ndeshjes, Everton kaloi I pari në avantazh që në minutën e tretë pikërisht me golin e Calvin-Lewin, por në minutën e 31 Manchester United barazoi me Bruno Fernandez.

Sfidanti.al