Pep Guardiola është me pushime tani që sezoni ka përfunduar dhe po fillon Kupa e Botës, por nuk po i shkëputet dot profesionit të tij. Trajneri i Mançester Sitit pati një takim me dy teknikë të shquar si Arrigo Saki dhe Mauricio Sarri, ndërsa ndodhej (dhe ndodhet) me pushime në Itali. Ata janë fotografuar në një hotel në Milano Maritima, ndërsa duken shumë të lumtur që janë pjekur me njëri-tjetrin. Jo vetëm kaq, por ata bënë një foto në grup, me punonjësit e Hotelit “Perla Verde”, që shfrytëzuan rastin që u erdhi.
Guardiola është trajner tek Siti, Saki e ka mbyllur me stolin pas shkëlqimit të madh me Milanin dhe disa etapave të tjera, ndërsa Sarri ishte me Napolin duke luftuar për titullin kampion në Serinë A, ndërsa tani mund të shkojë tek Çelsi.
Sfidanti.al