Tifozët do të grumbullojnë 12 milione sterlina që ta përzënë Murinjon!

Mançester Junajtidi po luan, gjatë këtij sezoni të ri, shumë larg asaj forme që prisnin nga ai tifozët e tij dhe si fajtor kryesor këta të fundit konsiderojnë trajnerin Zhoze Murinjo që, në fakt, nuk është shumë larg shkarkimit. Koeficienti i shkarkimit të këtij trajneri portugez po bie me shpejtësi në qëndrat e basteve, ndërkohë që thuhet se Junajtidi duhet t’i paguajë Murinjos 12 milionë sterlina, nëse e prish para kohe kontratën me të.
Në këto kushte, tifozët e “djajve të kuq” kanë filluar një fushatë dhe po mbledhin para për shkarkimin e “Specialit” në faqen e njohur të internetit “GoFundMe”. Është e qartë se objektivi i kësaj fushate vështirë se do të mund të arrihet, por, sidoqoftë, ajo përbën një mesazh se Murinjo nuk është më i dëshiruar në klubin e Mançester Junajtidit.
Sfidanti.al