Takim sekret në “Old Trafford”: Vetëm dy lojtarë votuan në favor të Murinjos!

Mediumet anglezë kanë zbuluar se në shkarkimin e Zhoze Murinjos si trajner i Mançester Junajtidit kanë marrë pjesë edhe lojtarët, madje drejtpërdrejt. Thuhet se nënpresidenti i Junajtidit, Ed Uduord, organizoi një takim sekret me lojtarët që të dëgjonte mendimin e tyre, nëse Murinjo duhet të qëndronte apo të largohej.
Nga të gjithë futbollistët, sipas medias angleze, vetëm dy lojtarë u shprehën në favor të vazhdimit të qëndrimit të Murinjos në “Old Trafford”, ndërkohë që të gjithë të tjerë thanë se trajneri portugez e meritonte shkarkimin.
Në favor të qëndrimit të Murinjos në Mançester u shprehën Romelu Lukaku dhe Nemanja Matiç, dy futbollistë që, në fakt, në “Old Trafford” i solli vetë Murinjo.
Nga ana tjetër, thuhet se një grup futbollistësh me në kryer francezin Pol Pogba e festoi shkarkimin e Murinjos.. “Askush nuk do që dikush të pushohet nga puna, por në stërvitje mbas shkarkimit të tij atmosfera ishte shumë më ndryshe sesa në të kaluarën. Të gjithë qeshnin, ishin të relaksuar dhe e bënin stërvitjen me qejf”, i tha një burim i brendshëm i klubit gazetës “Mirror”.
Sfidanti.al