Mançester Siti dhe Çelsi nuk luajtën vetëm një ndeshje të madhe futbolli në “Stadiumin Etihad”, as vetëm nuk u përleshën duke marrë dy kartona të kuq. Futbollistët e dy skuadrave nderuan kujtimin e lojtarëve të ndjerë të Çapekoenses së Brazilit, që humbën jetën në aksidentin ajror disa ditë më parë. Vendasit veshën fanelën e Çapekoenses mbi fanelën e tyre, veçse të ngjyrosur me të zezë, në shenjë zie dhe respekti për kujtimin e victimave.
Nga ana e tyre, dy brazilianët e Çelsit, David Luiz dhe Uillian, e nderuan ndryshe kujtimin e Çapekoenses. Ata hoqën nga krahu shiritin e zi, dhe ia treguan tifozëve të tyre, ndërsa në shirit ishte shkruar emir i Çapekoenses. E gjithë Europa, madje e gjithë bota, mbajti një minutë zi përpara ndeshjeve të kësaj fundjave pas aksidentit tragjik ajror që ndodhi në Kolumbi.