Në historinë e futbollit anglez dhe botëror, ai do të mbahet mend si një nga yjet e kombëtares së “tre luanëve” që u shpallën kampionë të botës për herë të parë dhe të fundit në 1966 në “Uembli”. Roxher Hant, një nga sulmuesit më të mirë në historinë e Liverpulit dhe të Britanisë së Madhe, na la në moshën 83-vjeçare ndërsa jetonte në shtëpinë e tij në Uorrington bashkë me gruan e tij të dytë, Rouanën (Rowan). Hanti do të mbahet mend gjithashtu sepse ai ishte autori i golit të parë të emisionit pionier sportiv të BBC-së, në 22 gusht 1964, të quajtur “Ndeshja e Ditës” (Match of the Day).
I nderuar me titullin fisnik Sër, Roxher Hanti shënoi 18 gola në 34 ndeshje për Anglinë, si dhe 285 gola në 492 ndeshje për Liverpulin që nga viti 1959 e derisa e mbylli në “Anfild”. Nën udhëheqjen e trajnerit legjendar, Bill Shenkli ai shënoi 41 gola në 41 ndeshje të luajtura në kategorinë e dytë, duke e ngjitur Liverpulin në elitë, prej nga nuk u rrëzua më deri më sot.
Sfidanti.al