Futbollisti i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ëshë në shenjëstër të dy klubeve të mëdhenj italianë, Juventus dhe Inter, që, sikurse thuhet, janë të interesuar seriozisht për këtë lojtar arsenalas. Në fakt, Juventusi do që ta marrë Mustafin si lojtar të huazuar dhe, nëse, në fund të sezonit, do të jetë i kënaqur me shërbimet e tij, do të mund t’ia blejë atë përfundimisht 20 milionë sterlina Arsenalit.
Në garën për këtë mbrojtës të shkëlqyer me origjinë shqiptare, ditët e fundit, u përfshi edhe Interi i Milanos që është gati që të ofrojë 25 milionë sterlina që ta angazhojë sa më shpejt që të jetë e mundur Mustafin, të cilin Arsenali e ka blerë nga Shalke për 35 milionë euro. Mustari ishte në formacionin e parë të Arsenalit në ndeshjen e fundit të Premier Ligës që e humbi 1-0 ndaj Stouk Sitit.
Sfidanti.al