E paparë: Momo 12-vjeçare – ndeshje me Souden 39-vjeçare!?

Në të njëjtën natë (26 gusht), kur do të përballen në “ndeshjen e shekullit” boksieri amerikan, Floid Meiudher, dhe luftëtari irlandez, Konor Mak Gregor, do të zhvillohet edhe një dyluftim tjetër, për të cilin, ju, ndoshta, nuk keni dëgjuar. Një vajzë 12-vjeçare, Momo Shimizu, do të ngjitet në ring, ku do të ndeshet me Tomomi Souden 39-vjeçare! Nëse nuk keni dijeni për historinë e kësaj vajze të vogël luftëtare, me siguri, që ju do të pësoni, më të drejtë, një shok të vërtetë, ashtu sikurse kaluan, në maj të këtij vit, shumë njerëz të tjerë. Kush e lejon këtë gjë? Po prindërit ku janë? Kush është promotor i ndeshjeve të saj?

Në fakt, historia filloi në maj, kur Momo e vogël shkaktoi polemika të mëdha, kur ajo u ndesh me një kundërshtare 24 vite më të madhe sesa ajo! Disa njerëz u revoltuan, kurse disa të tjerë akoma nuk kishin e parë mirë, kur dalluan se ajo ndeshej, ndërsa ishte pajisur me kompletin e plotë të atributeve të luftëtares, kaskën dhe dorezat e mëdha! Në fund, Momo fitoi mbi kundërshtaren e saj dy herë më të madhe, madje, jo vetëm që e mundi japonezen Momoko Jamazaki, por gati sa nuk e mbyti atë, duke e shtrënguar fort!

“Momo stërvitet gjashtë herë në javë, të paktën tri orë në ditë, madje, ajo i ka filluar stërvitjet që në kopsht. Momo ka zhvilluar, deri tani, 100 ndeshje Ciu çicu, kikboksi dhe karateje, kështu që ajo ka një përvojë të madhe në sportet luftarakë”, deklaroi menaxheri i Momos, Shu Hirata.

Sfidanti.al