Sa shumë spekulime për Mesut Ozil, firma e tij vlen 13,7 milion euro

Arsenali ka njoftuar përmes faqes së vet zyrtare se Mesut Ozil ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin.

Ozil, i cili ishte subjekt i shumë spekulimeve gjatë gjashtë muajve të fundit, do të mbetej pa kontratë në “Emirates” në fund të këtij sezoni.

Por, tani ai ka nënshkruar kontratë të re, detajet e të cilës nuk janë publikuar nga klubi londinez.

Megjithatë, sipas Sport Bild, Ozil ka nënshkruar kontratë deri më 2021 dhe kështu është bërë lojtari më i paguar në Arsenal, me 13.7 milionë euro pagë vjetore.

sfidanti.al