Ronaldo nuk gjuan penalltitë, por “gjuan” me menunë tek Junajtidi!

I pëlqen ose jo, ai është një krijues mode, por nuk dihet sesa i kujdesshëm do të jetë për të mos krijuar probleme. Ndërsa, duket se nuk do të gjuajë 11-metërsha tek Mançester Junajtidi (ato do të vazhdojë t’i ekzekutojë Bruno Fernandesi), Kristiano Ronaldo ka nisur të ndikojë fort tek menuja e futbollistëve në “Old Traford”. Sipas mediave angleze, ka gjëra që nuk u kanë pëlqyer disa prej lojtarëve, siç qenka një specialitet gatimi portugez, si dhe një tjetër pjatë, që Ronaldo e ka sjellë nga “repertori” i tij. Ky gatim i fundit nuk u pëlqeka nga shumica e lojtarëve dhe do të shihet se çfarë do të bëjnë kuzhinierët dhe trajneri Solskjer. Së fundmi, Ronaldo ka kërkuar që ekipi të mos marrë një ëmbëlsirë të premten në darkë (puding), diçka që ka qenë traditë tek Mançester Junajtidi.

Sfidanti.al