Nuk janë skuadra e parë që bën një nisje të tillë. Edhe më parë, vetë Napoli, por edhe ekipe të tjerë në Serinë A, janë dukur të pandalshëm, por ka ndodhur që kanë ngecur sa më shumë ka vazhduar sezoni dhe nuk e kanë kaluar të parët vijën e “finishit”. A do të mbërrijë ky Napoli në “cak” përpara të tjerëve këtë sezon? Për atë që na shohin sytë duhet të themie “po”. Fitorja 2-0 ndaj Kaljarit ishte e gjashta radhazi në 6 ndeshje të kampionatit duke lënë disi prapa Milanin, Interin, Romën, Fiorentinën, Lacion e Atalantën.
“Duhet t’i mbyllim më shpejt ndeshjet”, – kërkon trajneri Luçiano Spaleti, që ashtu si tek Roma ka krijuar një lojë spektakolare, ndër më të bukurat në Itali e në Europë. Duhet të kemi besim tek Insinje dhe Osimhen, një forcë e natyrës, në moshë të re, me shumë besim dhe talent. Gjithsesi, Napoli ka një problem, që në formacion luajnë të njëjtët lojtarë, dhe ndaj Kaljarit pati vetëm një ndryshim, Politano në vend të Lozanos.
Sfidanti.al