‘Ringjalli’ Mancester Junajtit, Ole Solskjaer drejt konfirmimit në pankinë

Ole Gunar Solskjaer ka bërë një punë të shkëlqyer te Mancester Junajtid teksa e ka drejtuar këtë skuadër drejt 10 fitoreve në 11 ndeshje të luajtuar. Kjo ka bërë që drejtuesit e Djajve të Kuq të mendojnë për konfirmimin e tij në pankinën e kësaj skuadre edhe pas përfundimit të kontratës aktuale të tij në muajin qershor.

Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, bordi drejtues i Mancester Junajtid e kanë marrë vendimin për të mbajtur Solskjaer si trajner të skuadrës, por zyrtarizimi pritet të bëhet pikërisht në fund të sezonit. Gjithnjë sipas këtij tabloidi një nga pronarët e Mancester Junajtid, Avram Glejzer ishte i pranishëm në stadiumin e Fulham për të ndjekur ndeshjen e Mancester Juanjtid që kjo e fundit e fitoi 3-0, duke zhvilluar edhe një bisedë më trajnerin Solsjkaer.

E gjithë kjo do të thotë se Mancester Junajtid do të ndërpresë kërkimet për trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm ku kandidatura kryesore ishte ajo e Maurisio Pocetinos të Totenhemit.

sfidanti.al