Pas 2 muajsh pushim, skuadrat e Ligës së Kampioneve do të zbresin në fushën e lojës për të vijuar rrugëtimin e tyre drejt finales së Madridit. tashmë kanë mbetur 16 skuadra që do të luajnë në 1/8 e finaleve të këtij kompeticioni që do të jetë me një risi, përdorimin e sistemit VAR. përgjegjësi i sektorit arbitrar në UEFA, Roberto Rozeti ka folur në lidhje me përdorimin e këtij sistemi duke deklaruar se gjithcka do të bëhet sipas protokollit të Bordit Ndërkombëtar të FIFA.
Ky protokoll parashikon ndërhyrjen e VAR në momentet kur gabimet janë të qarta dhe në 4 raste; të golit, penalltive, kartonat e kuq dhe ngatërrimi i identiteteve të futbollistëve. Por risia më e fundit është se gjatë rishikimit të një episodi në fushë, tifozët do të mësojnë gjithcka nëpërmjet komentatorëve dhe grafikës që do të shfaqet në ekranet e stadiumit.
‘Video Assistant Referee’ tashmë po përdoret në Ligat më të rëndësishme Evropiane dhe së fundmi ka pasur shumë kritika, por Rozeti deklaroi se VAR nuk është perfekt, por do të jetë një ndihmë për arbitrat në marrjen e vendimeve sa më të drejta gjatë ndeshjeve të Ligës së Kampioneve
sfidanti.al