Prej shumë vitesh ka qenë një nga “gjenialët” e Barcelonës. Quhet Raul Sanjehi, dhe në klubin katalanas punoi si shef i marketingut, por më pas si drejtues i operacioneve të shitblerjeve. Emrat e bujshëm Nejmar apo Suarez kanë firmën e tij, ndonëse Sanjehi njihet pak, duke qenë gjithnjë “prapa skenës”.
Ky “magjistar” do të punojë që tani e tutje tek Arsenali, ndonëse nuk kuptohet mirë sesi Barcelona pranoi ta humbiste dhe ai vetë pranoi të shkonte në Londër, në një klub me shumë më pak potencial dhe emër sesa ai i Katalonjës.
I afruar në klubi nga ish-presidenti Sandro Rosell, Sanjehi mori rëndësi gjithnjë e më të madhe në kohën e Laportës, por edhe të Bartomeut. Ish-njeriu i kompanisë Najk (Nike) shfrytëzoi karizmën dhe anglishten e tij të rrjedhshme (e ka bërë shkollën në SHBA) duke depërtuar në organizmat më të mëdhenj të futbollit. Ai ka marrëdhënie të shkëlqyera me Xhani Infantinon, shefin e FIFA-s, por që tani e tutje do t’i shfrytëzojë në të mirë të Arsenalit.
Sfidanti.al