Protesta ndaj pronarëve në “Old Traford”, tifozët lënë stadiumin!

Do të jetë minuta e 68-të e ndeshjes Mançester Junajtid-Uolves, dhe diçka e rrallë do të ndodhë në “Old Traford”. Tifozët e “djajve të kuq” kanë lajmëruar se do të dalin nga stadiumi në formë proteste ndaj pronarëve të klubit, pjesëtarëve të familjes amerikane Glejzër. Natyrisht, kjo nuk ka lidhje me sherret e rëndomta që ndodhën në “Etihad” gjatë derbit me Sitin, dhe për të cilat po heton Federata.

Siç njoftojnë mediat, tifozët janë të zemëruar me mënyrën sesi Glejzërit po e drejtojnë klubin. Ata duan kthimin në kohët e Sër Aleks Fergusonit, kur Mançester Junajtidi ishte skuadra më e mirë në Angli dhe njëra nga më të mirat në Europë, duke fituar 13 tituj nga 1993 deri në 2013, si dhe dy Champions. Pak ditë më parë, disa nga tifozët sulmuan shtëpinë e shefit ekzekutiv të klubit, Ed Uduord, që cilësohet si një nga shkaktarët e gjendjes së tanishme.

Sfidanti.al