Griezmann I bën homazh Bryant; në Camp Nou me fanelën me nr.8 të Lakers

Nuk rreshtin homazhet e bëra në nder të legjendës së basketbollit botëror, Kobe Bryant që humbi jetën të dielën në një aksident me helikopterin e tij. Personaliteti I radhës që e bëri dicka të  tillë ishte sulmuesi I Barcelonës, Antoinne Griezmann

Futbollisti francez hyri në Camp Nou për ndeshjen e Kupës së Mbretit me Leganes I veshur me fanelën me nr.8 të Kobe Bryant të Los Angeles Lakers, e para që kishte mbajtur ‘Black Mamba’ në karrierën e tij me skuadrën e qytetit të Los Angelesit.

Shoku I pësuar nga lajmi I aksidentit të Bryant ditën e diel ishte kaq I madh saqë edhe pse po bëhet java nga kjo ngjarje e rëndë bota sportive e jo vetëm vazhdon të kujtojë këtë legjendë të NBA

Sfidanti.al