Premier Ligës i vjen turp për 26 000 testet e porositur për virusin!

Nuk dihet sesa është kapaciteti i vendit për të kontrolluar qytetarët e tij, por është e qartë se njerëzit e thjeshtë nuk mund ta kenë shansin për dy teste në ditë, as në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithsesi, futbollistët profesionistë të Premier Ligës mund ta kenë këtë privilegj, pasi organizatorët kanë porositur 26 000 teste, me një vlerë totale prej 4 milionë paundësh stërlina. Me kaq, ata mund të vizitohen dy herë në javë. Kostoja për një komplet testimi shkon në 150 paundë stërlina, diçka e papërballueshme për njerëzit normale, sidomos kur vjen puna për ta bërë shpesh, dhe le të mos flasim për qytetarë në vende të Ballkanit si Shqipëria.

A mund të quhet kjo mjekësia që duam? Edhe në Premier Ligë e kuptojnë sesi është situata dhe mediat shkruajnë se janë në siklet të madh, nga reagimi i opinionit publik. Gjithsesi, cilido që të jetë reagimi, Premier Liga do ta bëjë hapin e saj dhe yjet do ta kenë privilegjin. Madje, njoftohet se edhe qeveria britanike e zotit Xhonson i ka nxitur klubet që të nisin sa më parë kampionatin që të “kënaqin me aheng” britanikët, dhe këta ta ndjejnë më pak shqetësimin nga virusi apo nga problemet ekonomike.

Sfidanti.al