Qeveria britanike urdhëroi Premier League që të lejojë transmetimin e disa ndeshjeve në televizion pa pagesë dhe të japë më shumë fonde për Football league dhe për futbollin bazë, si kusht për rifillimin e këtij sezoni. Kërkesat u bënë nga Sekretari për Kulturën Oliver Doëden gjatë një mbledhjeje të zhvilluar ditën e enjte ku u dha leja për rifillimin e ndeshjeve kur të kishte siguri.
‘Qeveria po ia hap dyert futbollit për t’u rikthyer me sigurinë në qershor-tha Doëden-por do të duhet të rrisë numrin e ndeshjeve për t’u transmetuar pa pagesë në televizion dhe do të duhet të garantojë rifillimin e lojës duke mbështetur më shumë familjen e futbollit. Tani u takon autoriteteve futbollistike të gjejnë akordin dhe të përfundojnë detajet e planeve të tyre dhe ka vullnet për të arritur këtë objektiv për tifozët, komunitetin e futbollit dhe kombin’.
Sfidanti.al