Pogba: Torino ishte ekskursion, shtëpia ime është Junajtidi

Futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, Pol Pogba, i përshkroi katër vitet që kaloi te Juventusi si një ekskursion të shkurtër, kurse, duke u kthyer në Mançester, ai, në fakt, u kthye në shtëpi! Pogba, gjatë verës, u kthye përsëri te Junajtidi, pasi, për të, u pagua shuma rekord prej 105 milionë eurosh, pa llogaritur bonuset, sikurse duket, që klubi ta korrigjojë gabimin që kishte bërë më parë, duke e lënë atë që të largohet.

“Në Mançester, është zemra dhe shtëpia ime. Kur u largova që këndej, e dija se do të kthehesha. Atëkohë, largimi ishte diçka normale, sikurse po ikja për në ndonjë ekskursion, kurse, tani, u ktheva në shtëpi”, i tha mesfushori Pogba “Skaj Sportsit”. Pogba, më 2012, si një lojtar i lirë, kaloi nga Junajtdi te Juventusi, ku ai u afirmua, plotësisht, si futbllist, duke u bërë një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Sfidanti.al