Pogba e ka me Murinjon: Mançester Junajtid duhet te sulmoje

Telenovela e perplasjes Pogba-Murinjo pasurohet me nje episod te ri. Kete radhe gjithcka ndodh pas ndeshjes qe Mançester Junajtid zhvilloi me Ulverhempton e mbyllur ne barazimin 1-1, nje rezultat ky zhgenjyes per Djajte e Kuq dhe Pogba nuk i kurseu kritikat ndaj trajnerit portugez.

‘Ishte nje ndeshje qe e luanim ne shtepi-tha Pogba-duhet te kishim bere me mire e sidomos duhet te sulmonim. Vetem kete duhet te bejme ne Old Trafford, te sulmojme, te sulmojme, te sulmojme, sepse vetem keshtu i bejme tifozet tane, sic beme sezonin e kaluar ndaj Totenhemit, Arsenalit, Liverpulit e Çelsit. Perse nuk e kemi bere? Nuk mund te flas sepse jam nje futbollist dhe jo trajner’.

Pas 6 javesh ne Premier League Liverpuli kryeson me 18 pike, ndersa Mancester Junajtid eshte ne kuoten e 10 pikeve.

Sfidanti.al