Për Sitin, Mesi mund të vlejë më shumë sesa asistet dhe golat!

Projekti i klubit që zotërohet nga sheikët e Lindjes së Mesme, është jo vetëm sportiv, por edhe biznes. Nga Anglia shkruajnë se Mançester Siti mund të diskutojë që në janar një marrëveshje me Lionel Mesin, për ta konkretizuar verën e ardhshme, dhe për të firmosur një kontratë 10-vjeçare. Duke pasur parasysh moshën 33-vjeçare të superyllit argjentinas, ky akord prej një dekade nuk do të ishte plotësisht për në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Grupi që zotëron Sitin, ka në pronësi gjithsej 10 klube futbolli në të katër anët e globit, si në SHBA, Indi, Kinë, Japoni dh Australi, dhe Mesi do të ishte imazhi i jashtëzakonshëm i sheikëve, që do të krijonte fitime prej qindra milionë eurosh në vit për shkak të numrit të madh të tifozëve që ai ka në shkallë globale. Natyrisht, tifozëve të Sitit u intereson më shumë ajo që mund të bënte argjentinasi me fanelën e ekipit të tyre, sesa përfitimet e sheikëve. Me gjasë, Mesi do të luante 3-4 vjet të paktën në Premier Ligë, për të ndihmuar skuadrën që të fitonte trofe, si titullin, por sidomos Championsin.

Sfidanti.al