Qendërsulmuesi i gjatë, Piter Krauç, hyri në historinë e futbollit anglez si lojtari që ka shënuar me shumë gola me kokë në Premier Ligë. Krauçi, ish-pjesëtar i përfaqësueset angleze që nga viti 2002 dhe deri pak kohë më parë, ka shënuar gjithsej 51 gola me ndihmën e kokës, duke thyer kështu rekordin që ka mbajtur deri tani një futbollist tjetër i lavdishëm anglez, Alan Shirer, ish-sulmues i Njukasllit, Blekburnit dhe Sauthemptonit.
“Është me të vërtetë nje ndjenjë e pazakontë, kur vendos një rekord të tillë. Prandaj, unë jam krenar për këtë rekord”, thotë sulmuesi, 201 cm i gjatë, ndërsa shpreh edhe opinionin e tij për futbollin e e sotëm, sidomos, për elementin e sulmit. “Sot, futbollistët përpiqen që t’i ikin zonës 16-metërshe. Këtë unë nuk e kuptoj, sepse detyra e sulmuesit është që gjendet në atë zonë dhe të presë topin që të shënojë. Unë, kështu, e vendosa rekordin tim”, tha rekordmeni i ri që, me arritjen e tij të re, hyri edhe në Librin Gines.
Sfidanti.al