Paska pasur “luftë civile” tek Man. Junajtidi mes Ten Hagut dhe Rangnikut!

E zbulojnë mediat angleze që shkruajnë se trajneri holandez ka qenë i vendosur që askush të mos i bëjë “hije” në “Old Traford”. Ish-trajneri i Ajaksit ia ka bërë të qartë Mançester Junajtidit se do të jetë ai që do të marrë vendimet sportive në klub, dhe askush tjetër, ndërsa për financimin kuptohet do të vendosin pronarët dhe shefi ekzekutiv. Kjo nxorri jashtë loje Ralf Rangnikun, i cili pastaj shkoi të punonte si trajner i Austrisë. Ten Hagu e tregoi qëllimin e tij kur refuzoi një takim me Rangnikun, i cili do të kalonte nga roli i trajnerit në atë të drejtorit sportiv. Trajneri holandez nuk e ka pranuar këtë gjë.

Sfidanti.al