Mesut Ozili ende nuk e ka vazhduar kontratën me Arsenalin dhe mund të largohet nga ky klub në fund të sezonit, duke qenë se interesim për të kanë treguar shumë ekipe evropianë të mëdhenj. Mediumet anglezë informojnë se Reali i Madridit planifikon që ta kthejë atë verën e ardhshme në “Santiago Bernabe”, ndërkohë që Ozili zbuloi se ai do të donte që të vazhdonte të qëndronte në Londër, vetëm, nëse Arsen Vengeri do të vazhdojë që të qëndrojë si trajner me “topçinjtë”. “Jam shumë i kënaqur tek Arsenali dhe jam gati që të nënshkruaj një kontratë të re.
Gjithçka, tani, do të varet nga klubi që ka dijeni për dëshirat e mia dhe se unë dua që të di se cila do të jetë situata lidhur me trajnerin tonë në të ardhmen”, theksoi Ozili. Ky futbollist, gjithashtu, iu referua edhe kritikave të fundit të legjendës Tieri Anri në adresë të tij dhe të Arsenalit. “Secili ka të drejtë që të shprehë mendimin e vet. Kjo gjë mua nuk më bën përshtypje. Ish-lojtarët nuk e njohin mirë situatën e vërtetë mes meje dhe klubit”, thotë Ozili.
Sfidanti.al