Në prag të ndeshjes në “Old Traford”, mes Mançester Junajtidit dhe Arsenalit, Murinjos i erdhi një këshillë interesante nga Rajan Gigsi, ish-futbollisti legjendar i “djajve të kuq” që e njeh mjaft mirë lojën e këtij ekipi dhe që, gjatë dy viteve, ka qenë ndihmës i trajnerit të mëparshëm të ManU-së Luis Van Gal, kështu që, tani, ai shfrytëzon famën e tij si njohës i mirë i gjendjes së ekipit që t’i japë një këshillë trajnerit aktual të ManU-së, Zhoze Murinjo, që nuk do t’i ketë, sot, në dispozicion shërbimet e Ibrahimoviçit të pezulluar në ndeshjen e lartpërmendur lidhur me futbollistin që do të mund të shfrytëzojë ai si sulmues qëndror në ekip.
“Me të vërtetë, unë e respektoj shumë Zllatanin dhe gjithçka që ai solli në ekip, por, megjithatë, nga ana tjetër, ardhja e tij e detyroi Murinjon që ta heqë Rashfordin nga pozicioni që ai ka luajtur, zakonisht. Loja e tij e preferuar është ajo e sulmuesit qëndror, prandaj, mendoj unë, vetëm ai mund ta zëvendësojë Ibrën”, thotë Gigsi, duke kujtuar ndeshjen e vitit të kaluar mes dy ekipeve të mësipërm që u fitua 3-2 nga “djajtë e kuq”, me dy gola të shënuar nga Markus Rashfordi.