Në Angli tani po e quajnë VARçester Junajtid!

Goli i anuluar i Evertonit ndaj Mançester Junajtidit, në ndeshjet e të dielës së kaluar në Premier Ligë, nxiti mediat që të bënin një llogari. Si ka ndikuar VAR-i në fatin e skuadrave këtë sezon? – ishte pyetja e tyre. Në përfundim, mund të thuhet se Mançester Junajtidi duhet të jetë klubi me mendimin më pozitiv për teknologjinë, pasi është ndihmuar më shumë se gjithë të tjerët.

Deri tani, për skuadrën e trajnerit Ole Gunar Solskjer janë dhënë 9 vendime “pro” nga VAR-i, qoftë duke anuluar gola të kundërshtarëve, duke dhënë gola të anuluar për ta, si dhe duke dhënë penallti. Vetëm në një rast, VAR-i ka marrë vendim kundër Junajtidit. Pas “djajve të kuq” vijnë Brajtoni me bilanc +7 si dhe Kristël Palasi, Bërnli apo Sauthemptoni. Më shumë nga të gjithë është dëmtuar Shefild Junajtidi. Me shaka, në Angli thuhet se tani e tutje nuk duhet të themi Mançester Junajtid, por VARçester Junajtid!

Sfidanti.al