Murinjo: Shkova në Zagreb që t’i shpëtoj shiut të Mançesterit!

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, e shfrytëzoi pauzën që u krijua, për shkak të ndeshjeve kualifikuese për në Kupën e Botës “Rusi-2018’, për të shkuar në Zagreb, që të ndiqte ndeshjen Kroaci – Ukrainë, ndërsa nga mediumet ky udhëtim i tij u intepretua si një përpjekje personale e “specialit” për të bindur Ivan Perishiçin që të vijë te Celsi. Në fakt, ky futbollist i përfaqësueses kroate vlerësohet mjaft nga Murinjo, pasi ai mund të luajë në disa pozicione në sulm. Megjithatë, sipas shpjegimit të Murinjos, “shëtitja” e tij kishte një arsye tjetër, se ai kishte ardhur që të takonte miqtë e tij, Davor Shuker dhe Predrag Mijatoviç, si edhe që t’i shpëtonte Mancesterit me shi.

“Nuk kam asnjë arsye të fshehur, erdha që të kaloj disa ditë të lira, jashtë angazhimeve të mia të punës, dhe të vizitoj dy miqtë e mi, Davorin dhe Predragun. E di se të gjithë thonë se unë kam ardhur që të shoh ndonjë lojtar, por në futbollin e sotëm, sikurse e dini edhe ju, nuk është nevoja që të shkosh diku për të parë ndonjë lojtar. Ka mënyra të tjera për ta bërë këtë. Erdha edhe që t’i shpëtoj shiut të vazhdueshëm në Mançester”, thotë trajneri i njohur portugez.

sfidanti.al