4 gola nga Mançester nuk janë qameti për një skuadër të Murinjos, jeta ka probleme më të rëndësishme se fundi i një ndeshje. Orët e fundit kanë qënë të mbushura me presion për portugezin dhe fjalët e tij janë ndryshe nga ato që i tha Kontes: “Jeta ime nëMançester është një tmerr”! I vetëm, pa familjen, në një hotel të famshëm në qëndër të qytetit, por që nuk ia ngroh zemrën. Nuk mund të bëjë një jetë normale edhe për faktin se është në zemër të qytetit. Cili nuk do ta ndalontenë rrugë Murinjon për t’i thënë: “ Mister, po ia kaloni edhe Van Galit”.
Në një intervistë në Sky Sport, trajneri portugez ka zbuluar privimin nga një jetë e qetë, ku të mos i mungonin dy dashuritë speciale, vajza Matilda dhe djali, Jose. “Në realitet, vajza ime do të mbush 20 vjeç javën që vjen, kurse djali është 17. Ndihen mirë të stabilizuar ne Universitetin e Londrës. Për herë të parë, familja ime jeton në një mënyrë ndryshe”