Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, do të ketë në dispozicion, gjatë periudhës së ardhshme verore të transferimeve, 400 milionë sterlina për përforcimet e reja, ndërkohë që, sikurse spekulohet, fillimisht, ai do të ketë në dispozicion 200 milionë euro për një ose disa përforcime të reja, një lajm që i ka trazuar “shpirtrat” e tifozëve të ManU-së. Dhe cilët lojtarë mund të blesh me një shumë të tillë në “pazarin” e sotëm?
Një shumë e tillë mjafton që të blihen lojtarë të tillë, si Antuan Grizman, Romelu Lukaku ose Kilian Mbape. Por, sidoqoftë, ekziston një lojtar, të cilin Murinjo e do në mënyrë të veçantë në radhët e ekipit të vet dhe ky është Nejmari i Barcelonës. Sipas disa spekulimeve, Murinjo po përpiqet që të aktivizojë klauzolën që e lejon Nejmarin të largohet nga Barcelona, nëse për të paguhen 200 milionë euro, dhe, kështu, ai do të mund të përfundojë te ManU-ja.
Sfidanti.al