Mund të dëmtohesh rëndë dhe të fitosh kontratë 5-vjeçare, pyesni Van Dajkun!

Për momentin ai është në “remont” dhe do kohë që të kthehet në fushat e lojës. Gjithsesi, Virgil Van Dajk është një nga qendërmbrojtësit më të mirë të botës dhe trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop mendon përtej dëmtimit të këtij sezoni. Lajmet në Angli janë që gjermani është gati t’i ofrojë holandezit një kontratë të re 5-vjeçare, për të siguruar që ai të qendrojë në “Anfild”. Klopi pagoi 85 milionë euro për ta marrë kapitenin e Holandës, dhe e vlerëson shumë ndërsa ai ka mbushur 29 vjeç. Kontrata e tanishme e Van Dajkut skadon në 2023, por trajneri liverpulas nuk dëshiron të vonohet dhe të ketë siguri sa më shpejt.

Sfidanti.al