Model i ri (pa) flokësh, por Murinjo duhet të fitoë Kupën e Anglisë!

Ky është mendimi i ish-sulmuesit Piter Krauç, sot një nga analistët më të mirë nëpër media. Futbollisti që luajti për Anglinë, Liverpulin e Totenhemin, mes të tjerave, ka mendim pozitiv për Zhoze Murinjon, edhe pse gjykon se trajneri i famshëm duhet të fitojë diçka që të jetë sërish vetvetja. “Magjia e tij është rikthyer, – shkruan Krauçi, – këtë e pamë në ndeshjet e kampionatit ndaj Sitit, dhe në Kupë, por Zhozeja duhet të fitojë Kupën e Anglisë”. Nuk dihet nëse do të arrijë ta bëjë, pasi Totenhemi është “i sëmurë kronik” kur vjen puna për trofetë, veçse portugezi mund të quhet mjeshtër për t’ia dalë. Së fundi, ai ndryshoi modelin e flokëve, duke iu bindur moshës e duke e rruar kokën “zero”. Ndoshta, nuk i pëlqenin flokët e bardhë, ndaj edhe sakrifikoi pamjen e tij vazhdimisht simpatike.

Sfidanti.al