Mjafton një barazim i Man. Junajtidit që të nisin kritikat për Solskjerin

Në të vërtetë rezultati ishte zhgënjyes, por Premier Liga i pranon këto. Mançester Junajtidi u ndal në një barazim 1-1 në fushën e Sauthemptonit duke mbetur menjëherë 2 pikë pas kreut, dhe pa humbur kohë nisën kritikat. Këto kishin të bënin me faktin se trajneri Solskjer la në stol Xhejdën Sançon e marrë për 85-95 milionë euro nga Dortmundi, madje për të dytën ndeshje radhazi. Tifozët u hodhën në sulm në rrjetet sociale, duke sulmuar trajnerin norvegjez, që është vënë menjëherë nën presion, ndërsa një analist me emër si Graem Sunesi, shkoi më larg duke thënë se “Junajtidi nuk kishte fare nevojë ta merrte Sançon”. Në stadiumin “Sent Meri”, ishin vendasit që kaluan në epërsi me autogolin e Fredit dhe pas pushimit barazoi Grinvud. Në stol ishte edhe qendërmbrojtësi francez, Varan, i marrë nga Reali. “Djajtë e kuq” patën epërsi vërtet, por nuk e konkretizuan dot me gola.

Sfidanti.al