E çuditshme tek PSG, nga 10 gola të shënuar, Mbape ka vetëm një!

Kontributi i tij ka qenë shumë më i madh e ndoshta mund të jetë një rastësi, por duket një habi e madhe që Kilian Mbape të realizojë vetëm 10 për qind të rrjetave të Paris SG. Sulmuesi kryesor i ekipit e pati të gjithë fushën të lirë në mungesë të Mesit e Nejmarit, por nuk u duk aq i frymëzuar ndaj Brestit, përkundër fitores 4-2 jashtë fushe. Parizienët janë të sigurt me 3 fitore në 3 ndeshje, por padyshim që Mbape nuk është i sigurt për të ardhmen. Në ndeshjen e kaluar shënoi me një devijim topi dhe goli nuk iu atribua atij, por ndihmoi me dy asistë. Parizienët e patën të vështirë në Brest dhe shpëtuan vetëm kur Di Maria shënoi në minutat e fundit, edhe pse ekipi ishte cilësor në fushë, dhe pati në stol Donarumën, Di Marinë, Markinjosin dhe Drakslerin. Nga ana tjetër, po dalin të vërteta kritikat e bëra nga disa analistë, mes të cilëve edhe Tieri Henri, se “problemet e PSG-së janë se pëson shumë gola dhe për këtë nuk e ndihmon dot Mesi”. Në 3 ndeshje, ekipi i trajnerit Poçetino ka pësuar plot 5 rrjeta.

Sfidanti.al