Metoda të çuditshme e Pepit: 8 futbollistë të Sitit i qeras në koncert për ditëlindje!

Mediumet anglezë, gjatë këtyre ditëve të fundit, po shkruajnë për një psikologji allasojshe që po aplikon trajneri i Mançester Sitit, Pep Guradiola, pas humbjes së thellë të fundit (0-4) nga Evertoni. Në vend që t’i ndëshkonte futbollistët e vet, ai nisi të sillej me ta në mënyrë shumë miqësore dhe, shumë larg, ai shkoi në këtë drejtim, dje, kur festoi 46-vjetorin e tij. Duke pasur dëshirë që të kalojë sa më shumë kohë me ta, ai mori tetë futbollistë t tij dhe, me ta në krye, shkoi që të shohë një koncert, më saktë, komedinë romantike muzikore “La La Lend” që, sikurse dihet, fitoi, kohët e fundit, tetë çmime kinematografike, Bafta. Nuk dihet sesi i zgjodhi ai lojtarët, me të cilët ai shkoi në koncert, por me strategun spanjoll, atje, u panë Kompani, Fernando, Zabaleta, Navasi, Delfi, Sterlingu, Garsia dhe Stounsi.

Sfidanti.al