Ne po i afrohemi fundit të sezonit futbollistik dhe kampionët në disa vende, tanimë, dihen, por, sidoqoftë, në planin individual akoma asgjë nuk ka përfunduar. Barcelona u bë kampione e Spanjës, kurse, më parë, PSZH-ja e siguroi matematikisht titullin në Francë, po ashtu, Bajerni i Mynihut në Gjermani, kurse Mançester Siti – në Angli. Ka mbetur që të mbarojë punë edhe Juventusi në Itali.
Por, sidoqoftë, mbetet që ne të ndekim garën interesante mes dy futbollistëvë golashënues gjenialë, Leo Mesi apo Mohamed Salah. Të dy këta janë golashënuesit më të mirë në kampionatet e tyre dhe luftojnë se kush do ta fitojë “Këpucën e artë”.
Salahu nuk shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Stokut, ndërsa Mesi shënoi një tregolësh kundër Deportivos në ndeshjen e fundit që Barcelona e fitoi 4-2. Salahu, momentalisht, ka shënuar 31 gola në Premier Ligë, ndërsa Mesi – 32 gola në Primerën spanjolle, duke kryesuar garën për golashënuesin më të mirë në Evropë. Kështu, Mesi ka një gol më shumë, por edhe dy ndeshje më shumë për të zhvilluar në krahasim me Salahun. Veç kësaj, Salahu mund të pezullohet, për shkak të një sjelljeje të dhunshme në ndeshjen e fundit ndaj Stokut, kështu që nuk përjashtohet përfundimi i sezonit për të. Dhe, nëse ai do të dënohet, për shkak se goditi në fytyrë lojtarin kundërshtar, atëherë, çdo gjë do të sqarohet dhe Mesi do të shpallet edhe zyrtarisht si golashënuesi më i mirë në Evropë, një titull të cilin Kristiano Ronaldo e konsideron më të rëndësishëm sesa atë të “Topit të artë”.
Sfidanti.al