Në Egjipt kanë dëshirë të ndihmojnë, dhe janë gati t’i japin leje yllit për të fluturuar sa më shpejt për në Angli. Mohamed Salah ka mbetur në izolim në Kairo pasi doli pozitiv për koronavirus, dhe rreziku ekziston që ai ta humbasë ndeshjen e kësaj fundjave në Premier Ligë ndaj Leisterit, një goditje e rëndë për trajnerin Jurgen Klop. Gjithsesi, zyrtari i Shëndetësisë egjiptiane, Hosam Hosni, deklaron se nëse Salahu del negativ këtë javë, ai mund të lejohet që të largohet dhe të bashkohet me Liverpulin. Ky do të ishte më në fund një lajm i mirë për Klopin që ka humbur shumë lojtarë këto kohë. Xho Gomez iu bashkua Van Dajkut, të dy në qendër të mbrojtjes, Alensandër-Arnold është i dëmtuar në krah, Andi Robertson në dyshim po në krah, ndërsa Fabinjo nuk është ende gati. Së fundmi, me Anglinë u dëmtua edhe Hendersoni.
Sfidanti.al