Lojërat Olimpike po afrojne dhe pasiguria e krijuar nga pandemia coronavirus i mban të hapura disa tema në lidhje me organizimin e tyre. Por pavarësisht kësaj, kryeministri japonez Yoshihide Suga dhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach janë shprehur optimistë përsa i përket pranisë të tifozëve në impiantet sportive ku do të zhvillohen garat e Tokyo 2020.
‘Jemi të vendosur dhe kemi besim se do Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të jenë një histori suksesi këtu në Tokio verën e ardhshme-tha Bach në përfundim të një takimi me kryeministrin japonez ku u diskutua për organizimin e Lojërave Olimpike
Suga dhe Bach diskutuan për 30 minuta në lidhje me modalitetet e hyrjes së tifozëve në impiante për garat e eventit që do të zhvillohet në 23 korrik-8 gusht 2021 dhe arritën në përfundimin se do të bëhet gjithcka e mundur për të garantuar sigurinë e eventi.
‘Për të mbrojtur popullin japonez dhe për respekt, IOC do të bëjë përpjekje të mëdha në mënyrë që të ketë një numër sa më të lartë pjesëmarrësish në Olimpike dhe spektatorët do të vijnë këtu të vaksinuar nëse vaksina do të jetë në dispozicion-shtoi Bach.
Ndryshe nga vendet perëndimore, Japonia ka regjistruar një numër shumë më të ulët të infektimeve edhe pse në javën e fundit rastet janë rritur, dicka që përkon edhe me uljen e temperaturave dhe me lehtësimin e masave kufizuese të qeverisë japoneze për të nxitur turizmin vendas.
Qeveria japoneze e sheh të mundur përjashtimin nga karantina e detyrueshme të turistëve të huaj që do të vizitojnë vendin gjatë Lojërave, por vetëm nëse ata vijnë nga shtete të konsideruar të sigurt. Të njëjtat vlerësime do të bëhen edhe për sportistët që marrin pjesë në kompeticionet ndërkombëtare, së bashku me stafet, me hyrjen e lirë për sesionet e stërvitjes në Japoni përpara Olimpikeve. Sipas medias japoneze, ky vendim do të merret brenda pranverës së ardhshme
Sfidanti.al