Shkodran Mustafi ka kërkuar nga Arsenal që të ndalojnë protestat kundër trajnerit Arsene Wenger.
Tifozët e Arsenalit janë të pakënaqur me trajnerin Arsene Wenger, duke kërkuar kështu largimin e tij me anë të protestave dhe komenteve në rrjetet sociale.
Por, në ndihmë Wengerit i ka dalë Shkodran Mustafi, i cili kërkon që të bllokohen protestat kundër trajnerit francez.
“Gjëja më e rëndësishme është që të mbyllim sytë dhe veshët dhe të fokusohemi në atë që do të ndodh në fushë”, tha fillimisht Mustafi për Sky Sports.
“Wenger ka qenë këtu për 20 vite dhe e di se çfarë po bën. Klubi duhet të ndalojë protestat ndaj tij.