Do të jetë Ole Gunnar Solskjaer ai që do të pasojë Zhoze Murinjon në stolin e Mancester Junajtid deri në fund të këtij sezoni. Djajtë e Kuq dolën me një komunikatë zyrtare në faqen e tij të internetit ku theksonte se norvegjezi e merr menjëherë detyrën e tij si trajner i Djajve të Kuq. në të vërtetë, tifozët e Mancester Junajtid e mësuan lajmin për caktimin e Solsjkjaer në stolin e kësaj skuadre më herët falë një postimi në rrjetet sociale të kryeministres norvegjeze’sot është një ditë e madhe për futbollin norvegjez. Paç fat në stolin e Djajve të Kuq, Solskjaer-shkruante Erna Solberg në postimin e saj në Twitter, të cilin e fshiu për ta ripublikuar pas zyrtarizimit të lajmit nga ana e klubit anglez.
Ole Gunnar Solskjaer do të ndihmohet në detyrën e tij gjatë 6 muajve të ardhshëm nga asistentët e tij, Majk Felan, majkëll Kerrik dhe Kiran MekKena. Solskjaer është një emër që njihet mjaft mirë nga tifozët e manchester Junajtid, pasi norvezgjezi ka mbajtur fanelën e kësaj skuadre për poeriudhën 1996-2007 duke luajtur 366 ndeshje e duke shënuar 126 gola. në 2008 ai mori drejtimin e skiadrës rezervë të Djajve të Kuq për të kaluar më vonë te Molde në Norvegji
sfidanti.al