Barcelona, Rafinha gjobitet 1 milionë euro, mbante këpucë të zeza.

Në futbollin modern, lojtarët e nivelit të lartë kanë kontrata me sponsorë  që u sigurojnë shumë të ardhura. por ndonjëherë ndodh që kontrata të tilla të kthehen në një lloj boomerangu. Është ky rasti i mesfushorit të Barcelonës Rafinja  që u dënua me dhënien e një dëmshpërblimi prej 1 milionë eurosh  ndaj kompanisë së veshjeve sportive Adidas që është edhe sponsori teknik i tij. Arsyeja është se Rafinha që nga fillimi i sezonit është shfaqur në fushat e lojës me këpucë të zeza dhe jo ato të Adidas. Sipas futbollistit dhe avokatëve të tij, kontrata me kompaninë gjermane skadonte në muajin korrik, por në të veërtetë në të ishte një klauzolë sipas së cilës, sponsorizimi i Adidas rinovohej në mënyrë të njëanshme deri në vitin 2023

Në fund gjykata i dha të drejtë Adidasit duke motivuar vendimin e tij me faktin se gjithcka ishte e qartë në atë kontratë, kështu që ishte e pamundur që klauzola  të anulohej apo të bëhej e pavlefshme. Sipas të përditshmes AS, vendimi duket se rezultoi si favorshëm pasi Adidas kishte kërkuar dëmshpërblim 100 mijë Euro për cdo ditë që Rafinja nuk kishte veshur këpucët e kësaj marke. Në fakt Gjykata e reduktoi këtë shifër në 10 mijë Euro në ditë deri në 1 milionë Euro në total.

sfidanti.al