Argentina, e godasin me grusht për një karton të kuq; arbitri përfundon në spital

Futbolli argjentinas shënoi një tjetër episod dhune. Një arbitër përfundoi në spital pasi u godit dy herë më grushta nga futbollisti i Sporting Santo Pipo, Luis Maciel në ndeshjen Mitre.

Gjithcka ndodhi në minutën e 48 të kësaj ndeshjeje, kur gjyqtari i cili quhet Gabriel kortinez ndëshkoi me karton të kuq një prej futbollistëve të Sporting gjë që acaroi shumë Masiel  që nuk ngurroi t’i hakërrehej arbitrit i cili tregon për momentin e përjetuar.

‘Po kontrolloja kronometrin, mungonte 1 minutë e 30 sekonda nga fundi i ndeshjes, më pas humba ndjenjat dhe nuk kujtoj më asgjë-tha arbitri i kësaj ndeshjeje Gabriel Kortinez.

sfidanti.al