Mançesteri në vendin e 4-t? Bast i mallkuar…

Michael Carrick beson se Manchester Unitedi mund të arrijë vendin e katërt në Premierligë.

Mesfushori i Manchester Unitedit, Michael Carrick insiston se ata nuk do të dorëzohen deri në fund dhe beson se kanë gjasa për të arritur ne vendin e katert.

“Ju nuk mund të dorëzoheni edhe pse rezultatet nganjëherë nuk janë të mira. Ne do të japim maksimumin. Ne nuk do të dorëzohemi”, tha Carrick për MUTV.

Kujtojmë se Manchester United është katër pikë larg vendit të katërt në Premierligë, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Kampionëve.